Lufta e Putinit befasoi edhe vetë Kremlinin, disa u tronditën nga lajmi

Lufta e Putinit befasoi edhe vetë Kremlinin, disa u tronditën nga lajmi

11:00, 04/03/2022
A+ Aa A-

Nga Filipp Piatov, BILD

Para se të sulmonte Ukrainën tetë ditë më parë, despoti i Kremlinit, Vladimir Putin ‘vringëlliu shpatat’ për javë të tëra në kufi.

Tani po del se deri vonë, vështirë se dikush mendonte se pushtimi i Putinit ishte real- kjo madje edhe në Rusi, brenda rrethit të ngushtë të despotit!

Edhe të besuarit e ngushtë të shefit të Kremlinit nuk ishin në planin e tij, raporton media ruse Agentstvo.

Si rezultat, shumë zyrtarë të rangut të lartë, ministra dhe drejtues të kompanive të mëdha, nuk ishin të përgatitur për pushtimin e Putinit.

Disa prej tyre u tronditën kur u bë i ditur lajmi për pushtimin e Putinit. Sipas një burimi pranë qeverisë, kabineti po përgatitej për sanksione- por vetëm kundër vendimit të Putinit për të njohur si të pavarura dy republikat separatiste Donetsk dhe Luhansk.

Ata nuk prisnin një pushtim në shkallë të gjerë!

Qeveria po përgatitej vetëm për opsionin që Rusia të përjashtohej nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SËIFT- siç ka ndodhur tani. Në përgatitje për këtë, thuhet se u mbajtën një seri konferencash me anëtarët e qeverisë.

Nga ana tjetër, vështirë se dikush në Kremlin e kishte marrë parasysh faktin se kompani të panumërta perëndimore do të tërhiqeshin nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco