Blinken: Ne nuk duam luftë, por nëse vjen tek ne, jemi gati

Blinken: Ne nuk duam luftë, por nëse vjen tek ne, jemi gati

10:29, 04/03/2022
A+ Aa A-

NATO do të mbrojë të gjithë aleatët e saj dhe territorin e saj kundër një sulmi rus, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken , teksa thirri një takim urgjent të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.

"Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk kërkojmë konflikt. Por nëse konflikti arrin tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s ," tha Blinken, duke dënuar sulmet e Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë.

"Dhe gjatë natës ne pamë gjithashtu raporte për një sulm në një central bërthamor. Kjo thjesht tregon marrëzinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Rusia dhe angazhimit në përpjekjet diplomatike në mirëbesim."  përfundoi sekretari amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco