VIDEO/ Momenti i tmerrshëm nga një sulm ajror rus në Ukrainë

10:20, 04/03/2022
A+ Aa A-

Pamjet e tmerrshme të filmuara kanë zbuluar momentin kur bombat ruse bien në një bllok apartamentesh në një qytet ukrainas ku 33 civile u vranë nga sulmet ajrore ruse.

Një makinë e cila po ecte në rrugët e shkreta të Chernihivit, një nga rajonet më të godita të Ukrainës ka filmuar momentin kur pas rënies së bombave ruse një flakë portokalli përfshiu këtë bllok para se të përfshihej nga tymi gri.

Makina ndalon menjëherë teksa tymi fillon të largohet  dhe dhjetëra njerëz të dëshpëruar shihen duke u larguar me shpejtësi nga vendi ku u bombardua.

Chernihiv, i vendosur në veriperëndim të Kievit, ka qenë një nga rajonet më të goditura të Ukrainës pasi pushtimi rus i vendit hyn në javën e tij të dytë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco