Zjarri në centralin bërthamor/ Ekspertja: Ja pse jam e frikësuar...

Zjarri në centralin bërthamor/ Ekspertja: Ja pse jam e frikësuar...

10:10, 04/03/2022
A+ Aa A-

Nga Victoria Gill, BBC

Ekspertët bërthamorë që po monitorojnë zhvillimet në impiantin bërthamor Zaporizhzhia thanë se ky nuk është një Çernobil tjetër, por situata është shumë e rrezikshme.

“Për herë të parë këtë mëngjes jam e frikësuar,” tha ekspertja e materialeve bërthamore në Universitetin e Shefildit, profesoresha Claire Corkhill.

Mesa duket vetëm një nga gjashtë reaktorët bërthamorë të impiantit është në punë tani.

Corkhill tha se reaktorët janë nxjerrë ‘offline’ çka do të thotë se ata po fikin të gjithë reaksionin bërthamor dhe po i vendosin në një gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme.

Ajo shton se ky mund të ketë qenë qëllimi i rusëve.

“Nëse do që të godasësh sistemin e furnizimit me energji, duhet të sulmosh godinën pranë impiantit dhe të detyrosh operatorët që ta fikin,” tha ajo.

Corkhill shton se skenari më i keq në këtë rast do ishte që të dëmtohet furnizimi me energji i impiantit. “Në këtë rast do shohim një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi në Fukushima në vitin 2011, kur një humbje e energjisë solli edhe humbjen e ftohjes, çka solli shkrirjen e tre reaktorëve bërthamorë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco