Zelenski u mbijetoi tre atentateve në një javë

Zelenski u mbijetoi tre atentateve në një javë

08:32, 04/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës është objektivi numër një i presidentit rus Vladimir Putinit që nga fillimi i luftës.

Thuhet se Putin dëshiron ta zëvëndësojë Zelenskyn duke e rrëzuar ose duke e vrarë.

Presidenti ukrainas e konfirmoi këtë dhe në një deklaratë të tij javën e kaluar ku u shpreh:

''Unë jam objektivi numër një i rusëve, familja ime është objektivi i dytë’.

Vrasësit u penguan nga anëtarë kundër luftës në Ukrainë brenda Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) - pasardhësi i KGB-së - të cilët paralajmëruan zyrtarët e Ukrainës,  raportoi The Times . 

Thuhet se dy atentatet ishin projektuar nga grupi Wagner, i cili dihet se ka mbështetje nga Rusia dhe një tjetër sulm ishte menduar të kryhej nga çeçenët me origjinë ruse të shtunën e kaluar.

Burime diplomatike komentuan:

"Të çaktivizosh një kryetar shteti duke e vrarë atë është një operacion shumë i madh dhe një përpjekje që duhet planifikuar me kujdes dhe në një situatë të tillë, rusët patjetër do të duan të bëjnë çmos që të mos shihen si fuqia pas kësaj përpjekjeje”.

Sipas informacioneve të inteligjencës, ka ende më shumë se 400 anëtarë të Grupit Wagner rreth kryeqytetit, Kiev, dhe ata kanë një listë vdekjesh prej 24 personash. 

Është një nga mundësitë e forta që personat në këtë listë të jenë zyrtarë të lartë të shtetit ukrainas dhe se rusët do të përpiqen të fitojnë epërsi me kaosin që do të ndodhë në administratën ukrainase me vdekjen e tyre.

Në ditën e parë të sulmeve ruse, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se ata mund të vënë në fuqi një plan evakuimi për Zelenskin dhe përgjigja e Zelenskit ishte:

"Më duhen armë dhe municione, jo evakuim". 

Udhëheqësi ukrainas ka thënë se ai kurrë nuk do të largohet nga vendi i tij dhe do të vazhdojë të luftojë me ushtarët dhe popullin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco