SHBA do të aktivizojë Ekipin e Reagimit Bërthamor, pas sulmit mbi centralin bërthamor në Ukrainë Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm

SHBA do të aktivizojë Ekipin e Reagimit Bërthamor, pas sulmit mbi centralin bërthamor në Ukrainë

08:19, 04/03/2022
A+ Aa A-

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka njoftuar në Twitter se ka folur me Ministrin e energjisë të Ukrainës për zjarrin në centralin Zaporizhzhia dhe ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.

"Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë," tha Granholm, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA.

"Reaktorët e termocentralit janë të mbrojtur nga struktura të forta kontrolli dhe reaktorët të mbyllur në mënyrë të sigurt."

Ky reagim erdhi pasi Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko, pati një bisedë telefonike "urgjente" me homologen e tij amerikane Jennifer Granholm rreth situatës në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të premten herët, sipas një deklarate nga Ministria e Energjisë e Ukrainës.

Zjarri në objekt shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe është shuar pa shkaktuar viktima, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

"Armiku nuk shqetësohet për sigurinë bërthamore dhe rrezatuese," tha Galushchenko, sipas deklaratës. Ai shtoi se Rusia ishte “indiferente ndaj jetëve njerëzore të ukrainasve, evropianëve dhe qytetarëve të tyre”.

"Ne jemi përpjekur t'ia përcjellim këtë mesazh Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për disa ditë. Ne kërkuam ndërhyrjen e kësaj organizate ndërkombëtare dhe vendime të ashpra në lidhje me agresorin. Por ata nuk kanë shkuar ende atje," tha Galushchenko.

“Prandaj, ne kërkojmë jo vetëm një vlerësim profesional të asaj që po ndodh, por edhe ndërhyrje reale, duke marrë masat më të ashpra, duke përfshirë NATO-n dhe vendet që posedojnë armë bërthamore”, shtoi ai.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco