Çekët mund të luftojnë për Ukrainën, qeveria zotohet se nuk do ti penalizojë

Çekët mund të luftojnë për Ukrainën, qeveria zotohet se nuk do ti penalizojë

08:21, 04/03/2022
A+ Aa A-

Liderët çekë janë pajtuar për t’iu lejuar qytetarëve të shtetit të luftojnë në anën e Ukrainës kundër pushtimit rus, pa u përballur me pasoja.

Kryeministri çek, Petr Fiala ka thënë se ka biseduar me presidentin e shtetit, Millosh Zeman, i cili është pajtuar për të falur individët në raste të tilla.

Shtetasit e Republikës Çeke zakonisht e kanë të ndaluar që të shërbejnë për një ushtri të huaj.

Fiala ka thënë se ligji për këtë çështje nuk do të rishikohet.

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, u ka bërë thirrje evropianëve me përvojë ushtarake që të mbështesin Kievin kundër pushtimit rus.

Rreth 400 vullnetarë kanë kontaktuar autoritetet çeke, duke kërkuar përjashtim nga rregulli.

Republika Çeke është anëtare e NATO-s prej vitit 1999 dhe është më pak se 400 kilometra larg Ukrainës./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco