Centrali bërthamor më i madh në Europë në duart e forcave ruse, e konfirmon dhe Ukraina

Centrali bërthamor më i madh në Europë në duart e forcave ruse, e konfirmon dhe Ukraina

08:04, 04/03/2022
A+ Aa A-

Trupat ruse kanë tashmë në dorë centralin më të madh në Europë të Zaporizhzhias thonë autoritetet ukrainase.

"Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë," tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.

Ukraina njoftoi se forcat ruse bombarduan centralin bërthamor në orët e para të së premtes, duke shkaktuar një zjarr në ndërtesën e tij. 

Zjarri është shuar mëngjesin e sotëm.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco