Zelensky i bën thirrje Putinit: Eja bisedojmë, unë nuk kafshoj

Zelensky i bën thirrje Putinit: Eja bisedojmë, unë nuk kafshoj

07:51, 04/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrianës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidenteit rus Vladimir Putinit që të ulen në një tryezë bisedimesh.

Komentet e presidentit ukrainas erdhën pasi forcat e Putinit vazhduan sulmin e tyre brutal në disa qytete të Ukrainës.

Në një thirrje drejtuar homologut të tij rus Zelensky tha:

''Largohuni nga  toka jonë. Nuk dëshiron të largohesh tani? Eja ulu me mua në një tryezë negociatash. Unë jam në dispozicion. Vetëm jo 30 metra larg si me Macron dhe Scholz. Unë jam fqinji juaj. Ju nuk keni nevojë të më mbani 30 metra larg. Unë nuk kafshoj. Unë jam një djalë normal. Uluni me mua dhe flisni. Nga se frikësoshesh. Ne nuk po kërcënojmë askënd, nuk jemi terroristë, nuk po pushtojmë toka të huaja.’

Ditën e djehsme me anë të një fjalimi Putin i quajti ukrainasit ‘gangsterë ekstremistë’ duke pretenduar se ushtria e tyre po përdor civilët si mburoja.

Duke iu referuar pushtimit si një 'operacion special' që synon vetëm mbrojtjen e rajonit lindor të Donbasit, Putin pranoi se disa forca ruse, duke përfshirë një komandant të lartë, kishin vdekur në luftime - por pretendoi se oficeri kishte hedhur në erë veten në një akt heroik sakrifice.

Presidenti i Ukrainës, i cili është bërë një figurë frymëzuese si brenda dhe jashtë vendit për sfidën e tij përballë agresionit rus, gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit të furnizojë vendin e tij me avion ushtarakë për të ndihmuar ushtrinë e tij të kontrollojë qiejt. 

Kjo kërkeësë erdhi pasi anëtarët e NATO-s përjashtuan zbatimin e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë nga frika e ndezjes së Luftës së Tretë Botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco