Ukraina: Lukashenko ka urdhëruar ushtrinë të na sulmojë

Ukraina: Lukashenko ka urdhëruar ushtrinë të na sulmojë

23:56, 03/03/2022
A+ Aa A-

Përshkallëzohet konflikti në lindje, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë prej 8 ditësh. 

Ushtria ukrainase thotë se beson se trupat bjelloruse u urdhëruan nga Alexander Lukashenko sot të kalonin kufirin në Ukrainë për të luftuar.

Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës shkruan se “komanda e njësisë ushtarake mori një urdhër për të kaluar kufirin me Ukrainën”.

Ukraina thotë se Rusia ka përdorur territorin bjellorus për të hedhur raketa në qytetet e Ukrainës.

Lajmi raportohet nga BBC, teksa ende nuk ka asnjë reagim nga Minsku për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco