Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Shkatërruam 20 tanke ruse të armikut

22:51, 03/03/2022
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se ka shkatërruar gjithsej 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Hostomel të enjten.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ushtarë ukrainas që ecin me automjete të dëmtuara dhe të djegura të shënuara me shenjën ‘V’ që tregon se ata ishin në mesin e forcave ruse që erdhën nga Bjellorusia.

CNN raporton se ka gjetur dhe verifikuar autenticitetin e videove në një zonë rreth pesë milje larg nga fusha ajrore Hostomel, e cila u raportua se u mor nga forcat ruse më 24 shkurt.

Në llogarinë në Tëitter të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet: “Gjithsej, gjatë ditës, forcat speciale shkatërruan 20 automjete luftarake të armikut në Hostomel”.

“Beteja po zhvillohet nga një grup i kombinuar i forcave speciale dhe ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe grupeve lokale të rezistencës”, thuhet në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco