Biden i kërkon Kongresit 10 miliardë dollarë për shpenzimet e reja në Ukrainë dhe rajonin fqinj

Biden i kërkon Kongresit 10 miliardë dollarë për shpenzimet e reja në Ukrainë dhe rajonin fqinj

19:54, 03/03/2022
A+ Aa A-

Administrata Biden po kërkon të paktën 10 miliardë dollarë nga Kongresi Amerikan, për të ofruar ndihmën e saj në këtë krizë që ka përfshirë Ukrainën pas pushtimit rus.

"Si pjesë e marrëveshjes, ne po i kërkojmë Kongresit të përfshijë fonde shtesë për dy nevoja urgjente dhe imediate: mbështetjen e Ukrainës dhe vazhdimin e përpjekjeve tona të vazhdueshme për reagim ndaj COVID", tha të enjten ushtruesi i detyrës së Drejtorit të OMB, Shalanda Young.

"Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbi 1.4 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga viti 2021 dhe, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë evropianë, ne po e mbajmë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj të pajustifikuar dhe të paprovokuar," shtoi Young.

"Për të vazhduar këtë punë të rëndësishme dhe për të mbështetur më tej popullin ukrainas, ne po kërkojmë 10 miliardë dollarë për të ofruar ndihmë shtesë humanitare, të sigurisë dhe ekonomisë për Ukrainën dhe rajonin fqinj në ditët dhe javët e ardhshme."

Kërkesa e administratës Biden vjen pasi Ukraina po përballet me bombardime dhe sulme me raketa gjithnjë e më të rënda nga Rusia./ FoxNews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco