Zelenskyy kritika Biden: Për të ardhur keq që mbështetja e SHBA erdhi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Zelenskyy kritika Biden: Për të ardhur keq që mbështetja e SHBA erdhi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia

19:40, 03/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ai dhe presidenti Biden kanë komunikim "të mirë", por theksoi se është "për të ardhur keq" që mbështetja e amerikanëve erdhi pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Gjatë ditës së sotme, Zelenskyy i bëri një sfidë presidentit rus Vladimir Putin: "Uluni me mua për të negociuar, jo në 30 metra", një referencë e publikuar në media, për një tavolinë të gjatë që është shfaqur në imazhet e fundit të takimit të Putinit me liderë të tjerë botërorë.

"Unë nuk kafshoj. Nga se keni frikë?" shtoi Zelenskyy, sipas Associated Press. “Çdo fjalë është më e rëndësishme se goditja”.

Në një prononcim për FoxNews, Zelenskyy i tha Trey Yingst se, "kemi kontakte të mira", kur u pyet për komunikimet e tij me Biden dhe nëse SHBA-të pritën shumë gjatë për t'i dhënë mbështetje Ukrainës.

"Mund t'ju them të vërtetën. Është për të ardhur keq që mbështetja filloi pas fillimit të kësaj lufte, por ne e kemi atë. Shpreh vlerësimin tim për të dhe për ekipin e tij. Kështu që ne mund të flasim tani shpesh," shtoi Zelenskyy.

"Çështja nuk ka të bëjë me Bidenin, është më shumë për pavendosmërinë e botës," shtoi Zelenskyy, sipas një përkthimi.

Udhëheqësi ukrainas vazhdoi, duke shtuar se "e gjithë bota është vonë me Ukrainën".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco