‘Më shumë gjak fëmijësh derdhet në Ukrainë’/ Babai vajton mbi trupin e djalit, akuza Putinit për krime lufte

‘Më shumë gjak fëmijësh derdhet në Ukrainë’/ Babai vajton mbi trupin e djalit, akuza Putinit për krime lufte

16:52, 03/03/2022
A+ Aa A-

Imazhet tragjike kanë nxjerrë në pah koston e përgjakshme të luftës së Putinit në Ukrainë, teksa një baba qan mbi trupin e djalit të tij në qytetin e Mariupolit, i cili tashmë është nën bombardimet e vazhdueshme ruse për më shumë se 24 orë me 'qindra' civilë që mendohet se janë vrarë.

Serhii, babai i adoleshentit Iliya, u fotografua duke përqafuar kokën e djalit të tij ndërsa trupi i djalit shtrihej nën një çarçaf të lagur me gjak në një maternitet të kthyer në një spital në qytetin e Detit të Zi.

Një tjetër imazh zbulon se si Iliya kishte mbërritur disa çaste më parë në pjesën e pasme të një makine me të dyja këmbët e copëtuara nga një predhë ruse.

Imazhet u shfaqën për mediat, ndërkohë që zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës i tha këshillit të të drejtave të njeriut të OKB-së se Putini po 'derdh gjakun e fëmijëve ukrainas' duke bombarduar zonat civile të qyteteve në atë që 'qartësisht përbën krime lufte dhe krime kundër njerëzimit'./ Dailymail/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco