Nis rundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi/ Zbulohet axhenda

Nis rundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi/ Zbulohet axhenda

16:32, 03/03/2022
A+ Aa A-

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës janë takuar në kufirin bjellorus, në raundin e dytë të bisedimeve për armëpushim. Pas shume orëve paqartësi e dyshime nëse takimi do të mbahej, diplomatët e Kievit mbërritën me helikopter në rajonin e Brest.

Mediat ruse shkruajnë se diskutimi do të fokusohet tek krijimi  i korridoreve humanitare. Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se do të ndalte luftimet për të lejuar largimin e civilëve.

 ‘Jemi të gatshëm të krijojmë korridore humanitare kudo’, tha Sergey Shoigu.

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës kanë po të njëjtën përbërje si në raundin e parë. Ndërkohë, përpara takimit, shefi i delegacionit rus Vladimir Medinski tha se do të diskutohen çështje ushtarako-teknike, humanitare dhe politike. ‘Po punojmë për tre propozime’, u tha gazetarëve. Ndërsa këto janë planet kur palët janë ulur në tryezë.

Ukraina kërkon ndalim të menjëhershëm të sulmeve, armëpushim, hapjen e korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e bombarduara.

Ndërsa pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar që nga dita e parë: Ukraina duhet të ‘demilitarizohet’ dhe të ‘denazifikohet’. Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duhet të njihet si pjesë integrale e saj. Dy krahinat separatiste në Ukrainë, Republika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donetskut, të njihen si të pavarura zyrtarisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco