Kanadaja hap dyert për numër të pakufizuar imigrantësh ukrainas

Kanadaja hap dyert për numër të pakufizuar imigrantësh ukrainas

15:57, 03/03/2022
A+ Aa A-

Kanadaja po prezanton rrugë të reja imigrimi për ukrainasit që dëshirojnë të vendosen atje përkohësisht apo përgjithmonë.

Në Kanada ekziston diaspora e tretë më e madhe ukrainase në botë, me 1.4 milion persona. Ukrainasit që dëshirojnë të shkojnë në Kanada përkohësisht, do të jen në gjendje të marrin një autorizim për udhëtime emergjence. Nuk do të ketë limit për numrin e ukrainasve që dëshirojnë të aplikojnë. Ata do ta kenë qëndrimin në Kanada të paktën për dy vjet, pasi të kalojnë verifikimet e sigurisë.

Qendra Kanadeze për Shtetësinë, Imigracionin dhe Refugjatët (IRCC) synon të hapë aplikime brenda dy javëve. IRCC do të implementojë me shpejtësi një programi special sponsorizimi familjar për rezidencën e përhershme, detajet e të cilit do të bëhen të ditura në javët e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco