Zbardhen detaje nga biseda Macron-Putin

Zbardhen detaje nga biseda Macron-Putin

14:57, 03/03/2022
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga biseda mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron.

Putin i tha Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë-çmilitarizimi dhe statusi neutral i saj-do të arrihen në çdo rast.

Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte që Moska të shtonte më shumë listën e kërkesave.

Edhe më herët gjatë kësaj të hëne  presidenti francez bisedoi me Putin, duke këmbëngulur që të shpallë armëpushimin dhe të shmangë goditjen e civilëve.

Pas bisedën, Macron tha se Putin kishte dhënë sinjale se ishte i gatshëm që të ndalonte të gjitha sulmet ndaj civilëve.

Presidenti francez shtoi se kishte sugjeruar që liderët të qëndronin në kontakt gjatë ditëve në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco