Presidenti Zelensky: Mbërrijnë luftëtarët e parë të huaj për të ndihmuar Ukrainën

Presidenti Zelensky: Mbërrijnë luftëtarët e parë të huaj për të ndihmuar Ukrainën

13:24, 03/03/2022
A+ Aa A-

Luftëtarët e parë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar atë kundër pushtimit rus sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ukraina po përshëndet tashmë vullnetarët e huaj, (16 mijë) të cilët kanë mbërritur për të mbrojtur lirinë dhe jetën për ne dhe për të gjithë’ tha Zelensky në një video të postuar në Facebook pak minuta më parë.

Por ai nuk specifikoi se nga ka ardhur luftëtarët.

Qeveria ukrainase u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën që t'i bashkohen luftës kundër Rusisë.

Por qeveritë si SHBA dhe Britania e Madhe i kanë udhëzuar qytetarët e tyre ndryshe ndërsa dërgojnë ndihmë në armatime dhe kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës, gjë të cilën presidenti ukrainas e ka vlerësuar.

Gjithashtu Zelensky njoftoi një plan për të rindërtuar vendin pas luftës, duke thënë se është krijuar një program për të ndihmuar ukrainasit që kanë humbur punën dhe premtoi se të gjitha pensionet do të paguhen.

“Ukrainasit në të gjitha rajonet e djegura nga lufta po marrin gjithçka të nevojshme. Shtabet koordinuese janë duke punuar plotësisht, ngarkesat humanitare janë në rrugë e sipër”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco