Një zyrtar ushtarak i NATO-s ka deklaruar se Rusia do të ketë një qasje më të drejtpërdrejtë në përpjekjet e saj për të kapur qytetet ukrainase
“Ne po shohim një ndryshim në strategji nga pala ruse… Ata janë më pak të përqendruar në rrethimin e qyteteve dhe më të përqendruar në përpjekjet për të hyrë brenda”, tha zyrtari për CNN.
“Bombardimet më të rënda janë efekti i ndryshimit të strategjisë” tha zyrtari.
Përparimi i ngadalshëm i Rusisë dhe humbjet e rënda të pësuara në ditët e para të pushtimit të saj, kanë detyruar ndryshimin e strategjisë.
“Është i gjithë zinxhiri logjistik që në njëfarë mënyre nuk po funksionon siç duhet. Pra, ajo që kemi parë është një strategji vërtet e dobët, e kombinuar me përgatitjen e keqe dhe rënien e moralit. Ata nuk kanë ushqim, u mungon karburanti”, theksoi ai.
Ndërsa rezistenca e vendosur ukrainase është përgjegjëse për pengimin e përparimit rus, zyrtari i NATO-s paralajmëroi se, situata në terren mund të ndryshojë me shpejtësi dhe se duhet të menaxhohet.
Ukrainasit do të lodhen, ndërsa Rusia ka ende rezerva të reja, paralajmëroi zyrtari, i cili shtoi se ka ende mundësi që ushtria bjelloruse të bashkohet me ofensivën.
© SYRI.net