Zonë ndalim-fluturimi / Zv/kryeministrja e Ukrainës bën përgjegjëse NATO-n për vdekjet e civilëve

Zonë ndalim-fluturimi / Zv/kryeministrja e Ukrainës bën përgjegjëse NATO-n për vdekjet e civilëve

12:44, 03/03/2022
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës pretendon se NATO “i ka duart me gjak”.

Ajo bën pjesërisht përgjegjëse aleancën euroatlantike për vdekjet e civilëve në vend duke refuzuar të zbatojë një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë.

Në një intervistë për “World Tonight” në BBC Radio 4, Olha Stefanishyna tha “është çnjerëzorë të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten nga mos marrja e këtij vendimi”.

“Gjaku i atyre civilëve, duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre gjatë një bombardimi, nuk është vetëm në duart e rusëve”, u shpreh Stefanishyna, teksa kërkoi falje që nuk zgjodhi një gjuhë diplomatike për tu shprehur.

Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco