VIDEO/ Fermerët marrin tanket ruse, autoritetet: Mos i deklaroni

12:40, 03/03/2022
A+ Aa A-

Videot e tankeve të mbetura rrugëve në Ukrainë po bëhen virale. Por po kaq virale janë edhe videot e fermerëve që kanë nxituar të marrin mjetet e blinduara në shtëpitë e tyre.

Ekspertët thonë se logjistika është arsyeja kryesore se përse agresioni rus ka ngecur dhe tanket po mbeten rrugëve.

Por sipas Guardian, qeveria e Ukrainës ka nxitur banorët që të marrin këto mjete të blinduara, pa pasur frikë se duhen deklaruar. Ky deklarim bëhet për qëllime taksimi.

“Keni kapur ndonjë tank rus apo mjet tjetër të blinduar dhe jeni të shqetësuar se duhet ta deklaroni? Qetësohuni dhe vazhdoni të mbroni mëmëdheun,” thuhet në deklaratën e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco