Momenti kur Zelinsky mëson se u bombardua memoriali i hebrenjve

12:19, 03/03/2022
A+ Aa A-

Ky është momenti kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mëson në mesin e një interviste se është bombarduar edhe memoriali i Holokaustit në Kiev.

Memoriali Babyn Yar u godit nga raketat ruse.

Presidenti po fliste me një gazetar, kur shefi i shtabit, Andriy Yermak i thotë: “Tani po bombardojnë edhe në Babyn Yar”.

Zelensky, që është vetë hebre dhe ka humbur disa familjarë gjatë Holokaustit, nuk e beson dot: “Tani? Babyn Yar”, thotë ai.

“Kjo është Rusia. Urime,” shton ai me ironi.

Babyn Yar është vendi ku humbën jetën 34 mijë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Memoriali u godit gjatë sulmit mbi kullën televizive në Kiev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco