Çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme duke parashikuar një fluks të madh refugjatësh ukrainas

Çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme duke parashikuar një fluks të madh refugjatësh ukrainas

12:02, 03/03/2022
A+ Aa A-

Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga e premtja në pritje të një fluksi të madh refugjatësh ukrainas që po ikin nga pushtimi i vazhdueshëm rus.

"Ne po e vendosim atë thjesht për arsye teknike, që të mund të përballojmë fluksin e refugjatëve," tha të mërkurën kryeministri çek Petr Fiala gjatë një konference për shtyp.

“Në asnjë mënyrë ajo nuk do të prekë qytetarët çekë,” shtoi ai.

Gjendja e jashtëzakonshme është caktuar të zgjasë 30 ditë, por ajo mund të zgjatet nga qeveria nëse është e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco