Ja bilanci i luftës në Ukrainë sipas palëve/ Rusia pranon qindra viktima

Ja bilanci i luftës në Ukrainë sipas palëve/ Rusia pranon qindra viktima

11:40, 03/03/2022
A+ Aa A-

Rusia për herë të parë ka pranuar që të japë një numër specifik për humbjet që po pëson në Ukrainë.

Sipas BBC, Rusia thotë se 498 ushtarë rusë kanë humbur jetën dhe 1600 janë plagosur.

Nga ana e saj, Rusia thotë se ka vrarë 2870 ushtarë ukrainas dhe ‘nacionalistë’.

Kurse Ukraina thotë ka vrarë 9 mijë ushtarë rusë. Kievi thotë se ka shkatërruar 217 tanke, 90 sisteme artilerie, 31 helikopterë dhe 30 avionë.

Rusia ka në total 3417 tanke, kurse Ukraina ka 987.

Rusia ka në total 1391 avionë luftarakë, kurse Ukraina ka 124.

Rusia ka në total 407 helikopterë sulmi, kurse Ukraina ka 57.

Rusia ka në total 5899 artileri, kurse Ukraina ka 1818.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco