‘Ja pse pushtimi i Ukrainës është vetëvrasje për Putinin’, thotë kritiku i Kremlinit, Khodorkovsky

‘Ja pse pushtimi i Ukrainës është vetëvrasje për Putinin’, thotë kritiku i Kremlinit, Khodorkovsky

11:03, 03/03/2022
A+ Aa A-

Kritiku rus i Kremlinit në mërgim, Mikhail Khodorkovsky, tha në një intervistë së fundmi nga Londra se pushtimi i Ukrainës nga Rusia është "vetëvrasje" politike për presidentin rus Vladimir Putin, i cili "nuk mund të fitojë në Ukrainë, edhe nëse arrin të marrë Kievin ose Kharkivin".

Kjo luftë është rezultat i një "vendimi emocional" të Putinit, tha ish-oligarku.

Dikur njeriu më i pasur në Rusi, Mikhail Khodorkovsky kaloi dhjetë vjet në burg për ato që ai tha se ishin akuza të rreme nga Kremlini. Ai ka jetuar në mërgim në Londër që nga lirimi i tij nga burgu në 2013.

Në një intervistë për FRANCE 24, Khodorkovsky tha se Putini ishte "thellësisht i mërzitur" nga ngjarjet në Ukrainë që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe rebelët e mbështetur nga Moska shpallën republika autonome në Ukrainën lindore.

Vendimi i presidentit rus për të pushtuar Ukrainën është i një natyre "emocionale", tha Khodorkovsky, por ndërsa Putin tregon "shenja të paranojës së pleqërisë", ai nuk është një "i çmendur në kuptimin klinik".

Por, vazhdoi biznesmeni rus, Putini ka bërë "shumë gabime" në planifikimin e pushtimit të Ukrainës, pjesërisht për shkak të izolimit që i mundon "të gjithë udhëheqësit autoritarë".

Pushtimi i presidentit rus në Ukrainë ishte "një gabim historik", pa të cilin ai mund të kishte mbetur në pushtet deri në vdekje. Putini po kryen "vetëvrasje" politike, tha Khodorkovsky, sepse "ai nuk mund të fitojë në Ukrainë, edhe nëse merr Kievin dhe Kharkivin".

Kritiku i Kremlinit parashikoi "dekompozimin" e regjimit rus brenda "një ose dy vjetësh".

Ndërkohë që opinioni publik rus e mbështet në masë të madhe luftën, për shkak të propagandës dhe shtypjes së Kremlinit ndaj medias, kjo pikëpamje sot në favor, do të ndryshojë pasi ushtarët rusë të kthehen me arkivole dhe popullsia të fillojë të vuajë efektet e sanksioneve ekonomike dhe izolimit ndërkombëtar.

Khodorkovsky tha se beson se Putini tani po përpiqet të "fitojë kohë" përballë lëvizjes kundër luftës që po zhvillohet në Rusi dhe se për të frenuar demonstratat, ai do të duhet të përdorë ushtrinë e tij.

Ai i bëri jehonë thirrjes për demonstrata kundër luftës të nisura nga burgu nga një tjetër kritik i vendosur i Putinit, Alexei Navalny.

Një javë më parë, tha Khodorkovsky, ai "do të kishte qeshur" me përmendjen e një lufte bërthamore. Por “jo sot”: “Putini është gati të përdorë armët bërthamore taktike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco