FOTO/ Rusia publikon pamje paqësore nga lufta në Ukrainë

FOTO/ Rusia publikon pamje paqësore nga lufta në Ukrainë

10:13, 03/03/2022
A+ Aa A-

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi të mërkurën në mbrëmje për herë të parë pamje nga pushtimi i Ukrainës, të cilin Moska e quan ‘një operacion special’.

Edhe pse nuk e bëri të ditur datën dhe vendin ku janë regjistruar pamjet, ato tregojnë avancimin e trupave ruse me helikopterë dhe një karvan të gjatë mjetesh të rënda luftarake. Gjatë videos nuk ka momente luftimesh me ushtarët ukrainas.

Të mërkurën, Kremlini pranoi gjithashtu për herë të parë se që nga nisja e ofensivës në Ukrainë, një javë më parë, ka pësuar viktima. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se 498 ushtarë janë vrarë ndërsa 1597 të tjerë janë plagosur. Nga ana e Ukrainës, bilanci i fataliteteve në radhët e ushtrisë ruse është disa herë më i madh. Më herët gjatë ditës, presidenti Zelensky u shpreh se mbi 6000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë rezistencën 6 ditore.

Ndërkohë, sipas dy zyrtarëve amerikanë, Rusia deri në këto momente ka humbur 3-5% të tankeve, avionëve, artilerisë dhe aseteve të tjera ushtarakë në territorin ukrainas, ndërsa ushtria vendase vlerësohet të ketë një humbje 10% të kapaciteteve të saj.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë dhe ata perëndimorë paralajmërojnë se këto të dhëna janë të vështira për t’u përllogaritur dhe ka të ngjarë të ndryshojnë, jo vetëm sepse të dyja palët vazhdojnë të pësojnë humbje ndërsa lufta vazhdon, por edhe sepse forcat ruse dhe ukrainase po rifurnizohen.

Moska fillimisht është mbështetur shumë në raketat e saj moderne precizion duke degraduar rëndë infrastrukturën ushtarake të Ukrainës. Ndërkohë, Ukraina ka vijuar t’i shkaktojë dëme ushtrisë ruse me raketa Javelin.

Në orët e para të së mërkurës, presidenti Zelensky deklaroi se 6000 ushtarë rusë janë vrarë në 6 ditë luftime, ndërkohë që humbjet e jetëve në anën e ukrainasve janë ende të paqarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco