Nxënësit rusë të mësojnë për 'domosdoshmërinë' e luftës

Nxënësit rusë të mësojnë për 'domosdoshmërinë' e luftës

09:59, 03/03/2022
A+ Aa A-

Ministria ruse e Arsimit ka njoftuar se nxënësve të shkollave në të gjithë vendin do t'u jepet një mësim virtual mbi "pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri".

Udhëzimi i transmetuar do të zhvillohet në orën 12:00 me orën e Moskës  të enjten.

Shikuesit do të mësohen "për rrezikun që NATO përfaqëson për vendin tonë" dhe "përse Rusia u ngrit për mbrojtjen e civilëve të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk".

Një deklaratë në faqen e ministrisë në Facebook tha se fëmijët gjithashtu do të mësojnë "si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në rrjedhën e madhe të informacionit, fotove dhe videove që po vërshojnë internetin sot".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco