Përmbytjet në Australi: Evakuohen rreth 200,000 persona

Përmbytjet në Australi: Evakuohen rreth 200,000 persona

09:52, 03/03/2022
A+ Aa A-

Shërbimet e urgjencës australiane kanë urdhëruar evakuimin e rreth 200 mijë personave për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ku deri më tani kanë vdekur 13 persona.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për shkak të shiut të dendur dhe erërave të forta në një zonë prej 400 kilometrash, e cila shtrihet përgjatë bregut lindor të Australisë, duke përfshirë periferitë e Sidneit, qyteti më i madh në vend me pesë milionë banorë.

Për më shumë se një javë, shira të dendur kanë rënë në Bregun Lindor, midis Queensland dhe New South Wales, ku autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e rreth 200,000 njerëzve dhe kanë bërë thirrje që rreth 300,000 të jenë në gatishmëri.

Australia është një zonë që është shumë e prekur nga ndryshimet klimatike. Thatësira, zjarret në pyje dhe përmbytjet, si dhe zbardhja e Barrierës së Madhe, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në atë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco