Rusi/ Putin mbyll radion historike 'Echo of Moscow'

Rusi/ Putin mbyll radion historike 'Echo of Moscow'

09:35, 03/03/2022
A+ Aa A-

Radioja e pavarur ruse Ekho Moskvy ‘Echo of Moscow’ një transmetues historik i medias ruse, njofton mbylljen pasi autoritet ruse i kanë bllokuar transmetimet për mbulimin e pushtimit të Ukrainës.

‘Shumica e bordit të drejtorëve të Ekho Moskvy mori vendimin për të shpërbërë radion dhe faqen e internetit të Ekho Moskvy’ shkruan drejtori i radios Alexei Venediktov në profilin e tij në Telegram. 

Kjo radio edhe më parë është përballur me sanksione dhe gjoba nga autoriteti rus i telekomunikacioneve.

Transmetuesi multimedial 'The Moscow Echo' ishte më i popullarizuari dhe më i përhapuri në Rusi. 

Audienca javore në Moskë ishte  2.2 milionë dëgjues dhe në përgjithësi në rajonet ruse ishte  rreth 7 milionë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco