Intiligjenca ushtarake britanike tregon arsyet pse kolona ushtarake ruse është jashtë Kievit

Intiligjenca ushtarake britanike tregon arsyet pse kolona ushtarake ruse është jashtë Kievit

09:29, 03/03/2022
A+ Aa A-

Kolona ushtarake e gjatë ruse ka bërë pak përparim në tre ditët e fundit  sipas shërbimit të inteligjencës ushtarake britanike.

“Trupi kryesor i kolonës së madhe e nisur drejt Kievit mbetet më shumë se 30 kilometra nga qendra e qytetit, pasi është vonuar për shkak të rezistencës së vazhdueshme të Ukrainës, për shkak të problemeve mekanike dhe bllokimit‘  sipas intiligjencës ushtarake britanike shkruan BBC.

Në shifrat e viktimave të Rusisë, Britania e Madhe parashikon se shifrat aktuale janë “konsiderueshme më të larta” se 498 të vrarë dhe 1,597 të plagosur të deklaruara deri më tani nga Moska.

Në ditën e tetë të luftës forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Kherson në jug të vendit.

Është qyteti i parë i madh ukrainas që merret nga Rusia prej fillimit të luftës.

Një autokolonë me mjete ushtarake ruse është parë pranë Kievit, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes.

Bombardime janë regjistruar sërish në Kharkiv.

Edhe qyteti port Mariupol në jug është bombarduar, dyshohet se kanë humbur jetën shumë civilë.

Megjithatë, ushtria e Ukrainës pretendon se qyteti mbetet ende në duart e tyre.

Për herë të parë Moska pranon humbje të mëdha nga lufta me Ukrainën.

Kremlini thotë se 498 ushtarë janë vrarë dhe 1597 të tjerë janë plagosur.

Ndërsa Presidenti ukrainas Zelensky pretendon se ky numër është shumë më i madh, rreth 9000 rusë të vrarë në një javë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco