‘Korridore humanitare’, këshilltari i Zelenskyt kërkon ndihmë nga OSBE: Mjaft folëm!

‘Korridore humanitare’, këshilltari i Zelenskyt kërkon ndihmë nga OSBE: Mjaft folëm!

09:20, 03/03/2022
A+ Aa A-

Ukraina ka nevojë për korridore humanitare të mbështetura nga organe të tilla si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vazhdën e pushtimit të Rusisë, tha të enjten një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës.

“Fshatrat dhe qytetet ku janë vendosur kolonat e trupave ruse kthehen menjëherë në vende të plaçkitjeve, grabitjeve, vrasjeve”, shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.

"Ne kemi nevojë për korridore humanitare- ushqim, ilaçe, ambulancë, evakuim. Ne kemi nevojë për ndihmë aktive të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE-në. Mjaft folëm", shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco