'Qyteti Mariupol është në duart tona': Ushtria e Ukrainës Civilët në Zhytomyr, Ukrainë, më 1 mars duke luftuar

'Qyteti Mariupol është në duart tona': Ushtria e Ukrainës

07:52, 03/03/2022
A+ Aa A-

Në njoftimin e fundit, ushtria e Ukrainës ka pohuar se forcat ruse janë "të pasuksesshme" në drejtimet ku po përparojnë dhe se qyteti jugor i Mariupolit është në duart e Ukrainës.

Mariupol, i cili ka përjetuar bombardime intensive, shihet si një fitore kyçe për rusët pasi do të bashkonte forcat e tyre në jug dhe në lindje.

Sipas deklaratës ushtarake, forcat ruse i kanë vazhduar sulmet e tyre në zonat afër kryeqytetit Kiev - Vyshgorod, Fastiv dhe Obukhiv - me më shumë kampe fushore ruse që janë parë edhe në zona të tjera.

Deklarata shtonte se parashutistët rusë janë parë në rajonin e Detit të Zi së bashku me anije të ngarkuara me raketa, duke u drejtuar për në drejtim të qytetit port jugor të Odesës.

Deklarata paralajmëroi gjithashtu përdoruesit e internetit që të mos shpërndajnë "informacion mbi bombardimet në kohë reale" pasi kjo "mund të jetë me interes për gjuajtësit rusë për të rregulluar më tej goditjen e tyre të ardhshme".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco