Mesazhi i ri, Zelensky: I prishëm planet e armikut brenda një jave

Mesazhi i ri, Zelensky: I prishëm planet e armikut brenda një jave

07:52, 03/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një video- mesazh të ri për popullin e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zelensky gjatë fjalimit të tij duke dhënë një vlerësim optimist për luftën u bëri thirrje ukrainasve që të vazhdojnë rezistencën.

“Ne jemi një popull që brenda një jave i kemi shkatërruar planet e armikut. Ata nuk do të kenë paqe këtu. Ata nuk do të kenë këtu asnjë moment të qetë'.

Zelensky nuk komentoi nëse ushtarët rus kanë pushtuar disa qytete përfshirë dhe Kherson por u shpreh: 

'Nëse ata janë diku, janë vetëm përkohësisht. Ne do t’i dëbojmë ata’.

Ai tha se luftimet po dëmtojnë moralin e ushtarëve rusë, të cilët "hyjnë në dyqane ushqimore dhe përpiqen të gjejnë diçka për të ngrënë" duke shtuar se ‘po përdoren nga udhëheqësit e tyre në Moskë’.

Zyrtarët perëndimorë janë shprehur se besojnë se disa nga trupat e reja ruse nuk duan të luftojnë dhe po sabotojnë automjetet e tyre.

“Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Këta janë fëmijë të hutuar që janë përdorur’ tha presidenti ukrainas duke shtuar se numri të vdekurve të ushtarëve rus ka arritur në rreth 9000.

“Ukraina nuk dëshiron të mbulohet nga trupat e ushtarëve. Kthehuni në shtëpi’.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shpërthim i madh tronditi Kievin, i paraprirë nga  tingujt e sirenave të sulmit ajror rreth orës dy të mëngjesit me orën lokale.

Kyiv Independent raportoi se alarmet për sulm ajror u lëshuan në rajone të shumta, përfshirë Oblastin e Kievit, Lviv, Zhytomyr, Frankivsk, Chernihiv dhe Odessa.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco