Rrëzohet helikopteri ushtarak rumun, 5 të vdekur

Rrëzohet helikopteri ushtarak rumun, 5 të vdekur

22:07, 02/03/2022
A+ Aa A-

Një helikopter rumun i dërguar në një mision kërkim-shpëtimi vonë të mërkurën pasi një avion ushtarak rumun “Mig 21 LanceR” ra nga radari është rrëzuar. Të pesë ushtarët në bord kanë vdekur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Constantin Spinu.

Piloti i helikopterit “IAR 330-Puma” kishte raportuar kushte të pafavorshme të motit dhe ishte thirrur në bazë përpara rrëzimit, tha ministria. Ende nuk dihet fati dhe vendndodhja e avionit MIG i cili është zhdukur nga radari dhe nuk ka asnjë informatë për të.

Sikur avioni luftarak, ashtu edhe helikopteri ishin duke fluturuar mbi Detin e Zi.

Kujtojmë se Rumania është anëtare e NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco