Kujdes! Pamje të rënda/ Ushtarët rusë ‘lënë kockat’ në varre masive, autoritetet ukrainase thirrje Perëndimit

Kujdes! Pamje të rënda/ Ushtarët rusë ‘lënë kockat’ në varre masive, autoritetet ukrainase thirrje Perëndimit

21:48, 02/03/2022
A+ Aa A-

Nga përballja mes forcave në terren, autoritetet ukrainase, kanë treguar varret masive të ushtarëve rusë, të cilët kanë mbetur të vrarë në përballje me ushtrinë e Ukrainës.

Sipas njoftimit të autoriteteve është bërë e ditur se ka aq shumë kufoma të ushtarëve rusë dhe ata duhen varrosur por me rritjen e temperaturave trupat e tyre rrezikojnë të dekompozohen.

Në reagimin e tyre në Telegram, autoritetet ukrainase tregojnë se për këtë arsye, ata i kanë kërkuar ndihmë Perëndimit që të dërgojë morgë frigoreferikë.    

Pranvera është duke ardhur. Temperaturat do të rriten dhe duke qenë ka aq shumë kufoma të ushtarëve rusë, saqë ata duhet të varrosen në varre masive për të shmangur kushtet jo higjienike.  Është e nevojshme t’i drejtohemi aleatëve tanë evropianë, në mënyrë që në interes të trajtimit human të kufomave të skllevërve të vdekur të Putinit, të marrim morga frigoriferike të lëvizshme për të ruajtur trupat e të vdekurve. Varreza masive të tilla ka çdo ditë e më shumë në të gjitha pjesët e Ukrainës. Kushdo që na vjen me shpatë, do të vdesë nga shpata!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco