‘Rusia të ndalojë menjëherë luftën dhe të tërheqë trupat’/ OKB-ja miraton rezolutën me 141 vota 'pro'

‘Rusia të ndalojë menjëherë luftën dhe të tërheqë trupat’/ OKB-ja miraton rezolutën me 141 vota 'pro'

18:22, 02/03/2022
A+ Aa A-

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë dërrmuese rezolutën, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë “në termat më të fortë të mundshëm”.

Siaps rezolutës së miratuar me 141 vota 'pro', Rusia duhet të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Rezultati i votimit të Rezolutës për Rusinë: 141 vota pro dhe 5 kundër, ndërsa 35 abstenuan.

Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia “kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se Rusia dëshironte të ndalonte një konflikt separatist në Ukrainën lindore dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e “kërcënimeve të hapura dhe cinike” për t’i bërë vendet të votojnë për rezolutën.

Kjo është mbledhja e parë urgjente e asamblesë që nga viti 1997.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco