FOTO/ 1 milionë dollarë për kokën e Putin

FOTO/ 1 milionë dollarë për kokën e Putin

15:17, 02/03/2022
A+ Aa A-

Një biznesmen rus ka vendosur një çmim prej 1 milionë dollarësh për këdo që ndalon Vladimir Putin.

Në faqen e tij në Facebook, Alexander Konanykhin

‘A mund ta ndalë dikush Vladimir Putin, 69 vjeç? Dhe nëse po, si? Është e vështirë, në mos e pamundur, t'i afrohesh atij nga jashtë. Por ndoshta paratë do të ndihmojnë për të ndryshuar mendjen e një ose më shumë ndjekësve të tij...’, shkruan në Facebook, biznesmeni rus, që jeton në SHBA.

Biznesmeni rus ka vendosur një shpërblim prej 1 milion dollarësh për kokën e despotit dhe luftënxitësit rus.

Në faqen e tij në Facebook ai tregon ngjashmërinë e Putinit në një poster të Perëndimit të Egër me mbishkrimin ‘Kërkohet i vdekur ose i gjallë’ dhe shkruan:

Postimi nuk qëndroi shumë para se të fshihej nga Facebook-u.

1 milion dollarë - a mundet kjo shumë parash të shtyjë një ose më shumë oficerë policie të arrestojnë Putinin dhe në këtë mënyrë të ndalojnë luftën kundër Ukrainës? Vështirë të thuhet, sepse sundimi i Putinit bazohet, ndër të tjera, në një klimë frike nga hakmarrja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco