OKB: 835.928 refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus

OKB: 835.928 refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus

13:47, 02/03/2022
A+ Aa A-

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se 835,928 refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur nisën luftimet.

Më shumë se gjysma e tyre, 453,982, ikën përmes Polonisë dhe 116,348 të tjerë shkuan në Hungari, sipas UNHCR.

96,000 njerëz të tjerë u zhvendosën në Federatën Ruse nga rajonet Donetsk dhe Luhansk midis 18 dhe 23 shkurtit.

Këto dy rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Kremlini në shkurt i njohu ato si shtete të pavarura në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco