Zelensky: Rusët nuk do të fitojnë me bomba, mbi 6 mijë trupa të vrarë

Zelensky: Rusët nuk do të fitojnë me bomba, mbi 6 mijë trupa të vrarë

12:39, 02/03/2022
A+ Aa A-

Rusia dëshiron të zhdukë Ukrainën dhe historinë e saj. Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mesazhin e fundit, të regjistruar nga bunkeri ku po drejton prej ditësh rezistencën ukrainase.

“Është përtej njerëzores. Sulmi me raketa tregon se për shumë njerëz në rusi Kievi ynë është totalisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë, nuk dinë asgjë për historinë tonë. Por ata kanë urdhër për të fshirë historinë tonë, për të fshirë vendin tonë dhe të gjithë ne. Për çdo njeri normal që njeh historinë tonë, historinë e botës, memoriali i “Babyn Yar” është pjesë e veçantë e Kievit, një vend lutjesh dhe kujtese për 100 mijë njerëzit e vrarë nga nazistët”.

Sipas tij forcat e Kievit kanë vrarë gati 6 mijë ushtarë rusë në 6 ditë luftë. Moska nuk mund të fitojë me bomba dhe raketa, tha Zelensky.

 “Kush janë ata për të shënjestruar një objekt të tillë me raketa. Ju i vratë viktimat e holokaustit për herë të dytë. Edhe ato vende tek të cilat Moska mbështetej një javë më parë, ju bashkuan koalicionit tonë kundër luftës. Askush nuk mund të qëndroj neurtral tani. Vetëm mendoni për këto shifra: gati 6 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në vetëm 6 ditë. E për çfarë po vdesin?. Për të marrë Ukrainën. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë me bomba, tanke apo sulme të tjera. Ne jemi në tokën tonë dhe do të ketë një gjykatë ndërkombëtare për t’i dënuar atë për luftën kundër nesh”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco