Alexei Navalny bën thirrje për protesta: Ne duam të jemi komb i paqes

Alexei Navalny bën thirrje për protesta: Ne duam të jemi komb i paqes

11:35, 02/03/2022
A+ Aa A-

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka postuar një seri postimesh në Tëitter duke bërë thirrje për demonstrata të përditshme në të gjithë Rusinë dhe më gjerë. I ndodhur në një burg të sigurisë së lartë, Navalny ka thënë se Rusia do të jetë një komb i paqes, edhe pse pak do ta quajnë kështu tani pas luftës në Ukrainë.

“Ne – Rusia – duam të jemi një komb i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na quajnë kështu tani,” shkruan ai nga burgu i sigurisë maksimale në lindje të Moskës, ku është i burgosur. Sipas tij, rusët duhet “të paktën të mos bëhen një komb njerëzish të frikësuar të heshtur” që “bëjnë sikur nuk e vënë re luftën”.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Muajin e kaluar ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë. Ai qëndroi për disa kohë në një spital jashtë vendit dhe sapo u kthye në Rusi u arrestua.

“Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shikojmë lajme rreth njerëzve që digjen në tanke dhe shtëpi të bombarduara”, thotë ai. “Ne po shikojmë kërcënimet reale për të nisur një luftë bërthamore në televizorët tanë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco