Trump: Bota i dha rëndësi ngrohjes globale, jo Rusisë

Trump: Bota i dha rëndësi ngrohjes globale, jo Rusisë

11:12, 02/03/2022
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar sërish presidentin Joe Biden lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai u shpreh se Biden, NATO dhe vendet perëndimore po përshkallëzojnë tensionet në Ukrainë.

 Trump: Nuk duhet të ketë luftë në Ukrainë tani, është e tmerrshme për njerëzimin që Biden, NATO dhe Perëndimi dështuan në një mënyrë kaq të neveritshme për të lejuar që ajo të fillojë.

Ai kritikoi sërish perëndimin se u ndalën te ngrohja globale dhe se dështuan duke e bërë botën të varur nga Rusia.

Trump: Në vend që ata të ishin të ashpër dhe të fortë, ata quajtën ngrohjen globale kërcënuesin kryesor për sigurinë botërore. I privuan Shtetet e Bashkuara nga pavarësia energjetike dhe më pas e bënë Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës të varur nga nafta ruse. Perëndimi i dha mundësinë lidershipit rus në Ukrainë që të arrijë gjithçka që dëshiron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco