Ukraina mohon se qyteti Kherson ka rënë në duart e rusëve

Ukraina mohon se qyteti Kherson ka rënë në duart e rusëve

10:52, 02/03/2022
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar njoftimet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve.

Mediat e huaja citojnë zëdhënësin e kësaj Ministrie të ketë thënë se betejat po vazhdojnë dhe se qyteti nuk është pushtuar ende.

"Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë tani. Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”, citojnë mediet ndërkombëtare zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Forcat pushtuese ruse kishin thënë në mëngjes se trupat e tyre kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.

Ky është njëri nga qytetet e Ukrainës ku është duke u zhvilluar një betejë e ashpër.

Presidenti Zelenskyy tha se Moska synon të ‘fshijë’ Ukrainën pasi ushtria ruse pretendoi se ka pushtuar qytetin kyç jugor.

Luftime të ashpra po zhvillohen edhe në qytetin Kharkiv.

Ushtria ukrainase thotë se përleshjet e menjëhershme kanë shpërthyer pasi parashutistët rusë zbarkuan në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, në ditën e shtatë të fillimit të pushtimit masiv të Rusisë ndaj Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco