Tronditet Kina/ Japonia: Të marrim armë bërthamore nga SHBA

Tronditet Kina/ Japonia: Të marrim armë bërthamore nga SHBA

10:40, 02/03/2022
A+ Aa A-

Kina reagoi me zemërim pas thirrjeve të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, që Tokio të marrë në konsideratë marrjen e armëve bërthamore nga SHBA.

Abe është një figurë me shumë ndikim në Japoni dhe gjatë qeverisjes së tij, buxheti për mbrojtjen ishte në nivele rekord.

Reagimi i tij erdhi pasi pushtimit rus të Ukrainës. Kremlini i ka bërë thirrje SHBA që të largojë armët e saj bërthamore nga Europa.

“Në NATO, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Italia mbajnë armët bërthamore të amerikanëve. Ne duhet të kuptojmë se si ruhet siguria në mbarë botën dhe të mos e konsiderojmë tabu hapjen e këtij diskutimi,” tha Abe.

“Ne duhet të shqyrtojmë qartësisht opsionet e ndryshme kur flasim se si mund të mbrojmë Japoninë,” shtoi ai.

Japonia është i vetmi vend që është sulmuar me armë bërthamore. Ajo prej dekadash i përmbahet parimit për të mos prodhuar apo mbajtur armë bërthamore në territorin e saj. Japonia është pjesë e mbrojtjes bërthamore të SHBA.

Mediat shtetërore kineze thanë se deklaratat e Abe janë një rrezik shumë i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco