VIDEO/ 'Mami, janë vrarë të gjithë', ushtari rus telefonon të ëmën pasi kapet rob në Ukrainë

23:00, 01/03/2022
A+ Aa A-

Videoja e një ushtari rus të kapur nga forcat e Ukrainës është shpërndarë në Twitter. 

Pas 6 ditë luftimesh, numri i rusëve të vrarë në luftën për pushtimin e Ukrainës ka arritur rreth 6 mijë. 

Në këtë video, një prej ushtarëve të kapur rob telefonon të ëmën dhe i thotë asaj se të tjerët janë vrarë të gjithë, ndërsa shton se komandantët i brakisën në betejë. 

"Mami, ata (komandantët rusë) i lënë të vdekurit në fushëbetejë. Në njësinë time përfunduan të gjithë të plagosur. Të gjithë u vranë…”, thotë rekruti rus teksa komunikon me familjen e tij. 

Ndërkohë, ushtarët rusë të plagosur në betejë po trajtohen në spitalet e Ukrainës. Numri i tyre sipas autoriteteve të Kievit është i konsiderueshëm.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco