Danieli, babai i tre fëmijëve që jeton në Kharkiv, tregon për BBC se do të largohet nga Ukraina, pasi nuk do që të familja e tij të jetë në rrezik.
"U përpoqa të qëndroja në qytet deri më sot por s’dua ta rrezikoj familjen time." - tha ai.
Danieli do të udhëtojë drejt Moldavisë ose Polonisë me gruan dhe tre fëmijët, ndërsa nëna dhe vjehrra e tij do qëndrojnë në Kharkiv.
"E dua vendim tim, e dua qytetin tim"-thotë Danieli.
Ndër të tjera ai shprehet se Kharkiv tashmë është shkatërruar.
E bija e Danielit 8 vjeçe dha një mesazh përmes të atit.
"Dëshiroj që të gjithë të jetojnë në paqe dhe të ndalojnë luftën, sepse lufta shkatërron harmoninë."-tha ajo./BBC/
© SYRI.net