Sanksionet ndaj Rusisë, falimenton 'Nord Stream 2'

Sanksionet ndaj Rusisë, falimenton 'Nord Stream 2'

21:41, 01/03/2022
A+ Aa A-

Nord Stream 2, kompania që qëndron pas tubacionit të diskutueshëm që u ndal në mes të pushtimit rus të Ukrainës, ka paraqitur zyrtarisht falimentimin, tha një zyrtar zviceran për transmetuesin shtetëror SRF.

Kompania gjithashtu pushoi nga puna të gjithë punonjësit e saj, duke vënë në dukje sanksionet amerikane si arsyen e rënies së kompanisë.

Këtu janë më shumë detaje mbi falimentimin nga Sam Jones i Financial Times:

Duke folur për SRF të martën në mbrëmje, drejtori ekonomik për kantonin e Zug, ku ndodhet Nord Stream, tha se autoritetet kantonale janë informuar sot se biznesi nuk ishte në gjendje të vazhdonte funksionimin e tij.

“Shefja e zyrës për çështjet ekonomike dhe të punës ishte sot në terren dhe u informua në detaje për situatën,” tha Silvia Thalmann-Gut.

Nord Stream 2 nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve. Numrat e listuar për zëdhënësit e saj të shtypit në Zvicër u shkëputën.

Rreth 106 punonjës – e gjithë fuqia punëtore lokale e kompanisë – kanë marrë tashmë zyrtarisht njoftimet e ndërprerjes, tha Thalmann-Gut, duke përmendur një afat të afërt të sanksioneve të SHBA kundër kompanisë si shkakun e kolapsit të saj sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco