Oligarku rus, Mikhail Fridman: Sanksionet ndaj Rusisë nuk do ta ndalin luftën në Ukrainë

Oligarku rus, Mikhail Fridman: Sanksionet ndaj Rusisë nuk do ta ndalin luftën në Ukrainë

19:52, 01/03/2022
A+ Aa A-

Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë ka thënë se vendosja e sanksioneve ndaj Moskës nuk e parandalojnë luftën në Ukrainë. Oligarku rus, Mikhail Fridman theksoi në një konferencë për shtyp nga Londra se lufta është një tragjedi për të dyja palët.

Përtej sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë nga Bashkimi Europian dhe SHBA, Fridman dhe një oligark tjetër, Oleg Deripaska, bëjnë thirrje për paqe.

Fridman ka lindur në Ukrainë para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Ai themeloi bankën më të madhe private ruse, Alfa.

Miliarderi thekson se sanksionet, të cilat ngrijnë disa asete janë të pajustifikueshme. Sakaq, ai deklaroi se sanskionet në çdo rast, s’do të frenojnë Kremlinin për të sulmuar Ukrainën./BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco