Kapet pas 10 viteve mashtruesja më e kërkuar, si i pastroi 1 miliardë paund

Kapet pas 10 viteve mashtruesja më e kërkuar, si i pastroi 1 miliardë paund

19:53, 01/03/2022
A+ Aa A-

Ky është momenti kur gruaja më e kërkuar në Britani u arrestua nga policia spanjolle pas gati një dekade në arrati.

Sarah Panitzke, 47 vjeç, u kap të dielën nga oficerët e një njësie policore elitare me bazë në Madrid, teksa ecte me qenin e saj pranë shtëpisë në fshatin Santa Barbara, midis Barcelonës dhe Valencias.

Ajo ishte në kërkim që nga viti 2013 për një mashtrim masiv të TVSH-së në telefonin celular, në të cilin ajo luajti një rol kyç duke pastruar deri në 1 miliard paund.

Ajo ishte pjesë e bandës kriminale prej 16 personash që blinte celularë jashtë vendit pa TVSH dhe më pas i shiste në Britani të Madhe.

Thuhej se Panitzke kishte udhëtuar në vende si Dubai, Spanjë dhe Andorra për të ‘pastruar’ paratë që banda kishte vjedhur.

Me origjinë nga Fulford, afër Jorkut, Panitzke u zhduk në maj 2013 përpara se të dënohej në mungesë me tetë vjet pas hekurave. Ajo ishte e fundit e bandës që u kap, me anëtarët e tjerë të dënuar kolektivisht me 135 vjet burg, tha Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco