Ja cili shtet do pushtohet pas Ukrainës/ Lukashenko ‘zbulon’ planin

19:25, 01/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili është shfaqur hapur në krah të Vladimir Putinit, mesa duket ka zbuluar aksidentalisht se cili shtet do sulmohet pas Ukrainës.

Sipas Daily Mail, Lukashenko po fliste përpara Këshillit të Sigurisë në vendin e tij, duke komentuar një hartë që tregonte planet ruse të sulmit në Ukrainë.

Në hartë shiheshin vijat e sulmit të Rusisë drejt Ukrainës, disa prej tyre të materializuara në ditët e para të pushtimit.

Por po ashtu shihej edhe një tjetër vijë sulmi, nga porti i Odesës në drejtim të Moldavisë.

Sipas DM, kjo sugjeron se Rusia ka në plan të marshojë drejt fqinjit të Ukrainës.

Shumë vende kufitare me Ukrainën kanë shprehur frikën se mund të jenë në radhën e pushtimit.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Moldavisë, pranoi sot se vendi i tij është në një zonë shumë të rrezikshme, ndërsa popullata po ndjen frikë dhe ankth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco