VIDEO-FOTO/ Imazhe rrëqethëse nga qendra e Kharkiv tregojnë viktimat e shtrirë mes pluhurit

VIDEO-FOTO/ Imazhe rrëqethëse nga qendra e Kharkiv tregojnë viktimat e shtrirë mes pluhurit

19:13, 01/03/2022
A+ Aa A-

Në përpjekjet e tyre për të marrë Kievin, forcat ushtarake ruse vazhduan me sulmet e tyre ndaj Ukrainës, edhe pse u përballën me rezistencën e Ukrainës.

Sulmet ruse kanë shkatërruar pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke përfshirë së fundmi qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv.

Në pluhurin, mbeturinat dhe të vdekurit e shtrirë në sheshin qendror të Lirisë të Kharkiv, ukrainasit panë të martën se çfarë mund të ndodhë me qytetet e tjera nëse i bëhet rezistencë pushtimit rus, raporton FoxNews.

Pak kohë pas lindjes së diellit, një sulm ushtarak rus goditi qendrën e Kharkiv, duke dëmtuar rëndë ndërtesën e administratës rajonale të epokës sovjetike.

Pamjet televizive treguan një ‘top zjarri’ që përfshiu rrugën përpara ndërtesës, me disa makina që dilnin nga reja e tymit.

"Ju nuk mund ta shikoni këtë pa qarë," tha një dëshmitar në vendngjarje, sipas Associated Press.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco